Forumi i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, takim për Teatrin me delegacionin evropian.

Korrik 25, 2018

  • Një përfaqësi e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore u takua sot me kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Mario Marianin, drejtues i Departamentit të Bashkëpunimit, për të diskutuar mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.

Gjergj Bojaxhiu dhe Afrim Krasniqi shprehën qëndrimin e Forumit për ruajtjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar si dhe kërkuan angazhimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian për të siguruar transparencë mbi veprimet ligjore në këtë drejtim.

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian në Tiranë falenderoi Forumin për kontributin e dhënë për këtë çështje si dhe për mbrojtjen e trashëgimisë në përgjithësi.

Gjatë takimit u garantua se çështja e teatrit, përsa i përket procedurave ligjore të ndjekura në respektim të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian, po ndiqet me mjaft vëmendje nga Brukseli.

s.a/dita