4 Dhjetor 2024

Belind Këlliçi ndodhet në Washington DC, ku së bashku me një delegacion të Partisë Demokratike po merr pjesë në Forumin Vjetor të Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU).

Ky forum është një platformë globale që bashkon 84 parti të djathta dhe të qendrës së djathtë nga 65 vende të botës, duke përfshirë disa nga partitë më të njohura, si Partia Republikane Amerikane, Konservatorët Britanikë dhe Kristian Demokratët Gjermanë të CDU-së.

Këlliçi theksoi se pjesëmarrja e Partisë Demokratike të Shqipërisë në këtë forum dëshmon mbështetjen dhe lidhjet ndërkombëtare të saj, duke kundërshtuar çdo pretendim për izolim.