FOTO/ Banorët e ‘Astirit’ të vendosur deri në flijim, ja si fshihen policët e Lleshit

21/07/2019

Ka qenë e tensionuar sot situata te Unaza e Re, atje ku banorët protestojnë prej muajsh në mbrojtje të banesave të tyre.

Banorët kanë ndezur zjarr e kanë grumbulluar gurë për shkak të prezencës së shtuar të policisë.

Në vendngjarje ka patur edhe efektivë të FNSH-të, ndërsa në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe ish deputetët Klevis Balliu, Petrit Vasili dhe Endrit Braimllari, përcjell Syri.net.

Por siç shihet edhe në foton e mëposhtme, rezistenca e banorëve ka bërë që një pjesë e policëve të “gjenin shpëtim” në hyrjet e pallateve të zonës.

/Syri.net