FOTO: – Dhe të mendosh që ky gjigand i çuditshëm ka qenë një… zog!
FOTO: – Dhe të mendosh që ky gjigand i çuditshëm ka qenë një… zog!
Ka qenë thuajse i gjatë sa një gjirafë dhe krahët i duken si ato të një avioni luftarak F-16.
Njihet me emrin Quetzalcoatlus Northropi.
Ky dinosaur ka qenë një nga kafshët më të mëdha të të gjitha kohërave që ka ekzistuar në tokë.
Dhe të mendosh që ky gjigand ishte një… zog. Pra fluturonte!
Shkencëtarët mendojnë se ishte vetëm një nga qindra speciet e tipit pterosaur që kanë mbushur qiellin prehistorik të planetit tonë.
Kjo fotografi e Robert Clark, botuar në National Geographic, cituar nga Dita tregon një artist duke riprodhuar në përmasa reale një prej këtyre dinosaurëve të çuditshëm fluturues.
n.s. / dita