Nga: JAHO BRAHAJ

Gazeta Bota Sot, Prishtine.

24 Tetor 2022

Kisha e Gomsiqes, ishte kthyer në kabinet pune kërkimore shkencore të Shtjefën Gjeçov Kryeziut.

Qendër e përpjekjeve e bazë e luftëtarëve për Pavarësi Kombëtare në fillimvitet e shek. XX.

Faik Konica e quante “Vend i Shenjet”.

Këtu e ka zanafillën puna për mbledhjen e kodifikimin e “Kanunit Shqiptar”.

Këtu u shkrua manifesti për Trashëgiminë Kulturore të Etnisë Tonë, vepra “Agimi i Gjytetnisë”, këtu u shkrua vepra madhore historiko-kulturore e prejardhjes së shqiptarëve “Trashëgime Pellazgjesh”, këtu u lëshua thirrja e Gjeçovit për aksionin e mbledhjes dhe dokumentimin e “Ciklit të Kreshnikeve” me 1907, këtu u mblodhën gojëdhëna, tregime historike, legjenda etj.

Nga këtu u nisen shkrime gjuhësore e historike për tu botuar në “Albania” te Konicës në Bruksel. Këtu u hartuan thirrje për kryengritje dhe korrespodenca me patriotë e ideologë të Rilindjes tonë Kombëtare.

E publikojmë këtë foto të rrallë në kuadrin e “TAKIMEVE TË GJEÇOVIT” që organizohet në Zym të Hasit, Kosovë, ditën e shtunë, më 29 tetor 2022.