Foto e rrallë: – Banesa e firmëtarit të Pavarësisë Hajredin Cakrani –
Foto e rrallë – Banesa e firmëtarit të Pavarësisë Hajredin Cakrani –
Dihej që dikur familja Cakrani në zonën e Myzeqesë kishte saraje, por mungonte një pamje se si ishin ato saraje, çfarë forme kishin dhe si ishin ndërtuar.
Së fundmi, në Australinë e largët është bërë vërtetë një zbulim jo i vogël. Arkivat familjare të pasardhësve të personave të emigruar atje pas Luftës së Dytë Botërore kanë sjellë në Shqipëri jo thjesht një fotografi historike, por një dokument me vlerë se çfarë godinash janë ndërtuar dikur në Shqipëri dhe që për fat të keq janë shkatërruar dhe nuk ekzistojnë më. Për më tepër që këto saraje i përkisnin Hajredin Cakranit një prej firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë dhe ministër i Thesarit në qeverinë e Ismail Qemal Vlorës.
Kujtim Cakrani, një nga pinjollët e familjes Cakrani e bëri dje publike këtë fotografi në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.
Tema e diskutimit të emisionit ishte procesi i vetting-ut në drejtësi që deri tani ka shkarkuar në 4 muaj 15 prokurorë dhe gjykatës, por Cakrani, avokat për nga profesioni, e lidhi me faktin se si ka mundësi që të gjithë të larguarit kanë vënë pasuri në mënyra nga më të ndryshme, por asnjë prej tyre nuk ka pasuri të trashëguar nga paraardhësit.
Historia e trishtë e familjes Cakrani vijon me faktin që pas instalimit të regjimit komunist persekutimi i kësaj familjeje arriti deri në shkatërrimin e këtyre sarajave, të cilat duhet thënë se janë të jashtëzakonshme për nga vlerat arkitekturore. Sipas të dhënave, kjo godinë tepër e rrallë në Shqipëri është ndërtuar në vitin 1915 nga inxhinierë austriakë që ndodhesin në Shqipëri në atë kohë dhe që kishin miqësi me familjen Cakrani.
Godina është pak a shumë e tipit kështjellë me 3 kate të larta, me katër kulla të vendosura në cepat e një katërkëndëshi me kulme dhe godina ka një çati e tipit alpin. Është vërtetë një vepër e rrallë arkitekturore për Shqipërinë, por që për fat të keq nuk ishte me vlerë për regjimin komunist.
Arrestimet, internimet dhe përndjekja e familjes Cakrani për shkak të mbështetjes që i dha Ballit Kombëtar arriti deri në hedhjen në erë të kësaj godine, se cilës aktualisht i kanë mbetur vetëm themelet.
Sot, të paktën kemi këtë fotografi që publikohet për herë të parë, por teksa e shikojmë imagjinojmë momentin se çfarë mendje diabolike duhet të kenë patur ata persona, të cilët pasi e kanë mbushur me dinamit cep e më cep e kanë hedhur në erë.
Shkatërrimi i një godine të tillë tregon se në historinë e Shqipërisë më shumë kemi shkatërruar se sa kemi ndërtuar.
Ne lidhje me familjen Cakrani deshiroj te sjell nje fakt te jetuar nga babai im i ndjere. Ylvi Gani Patozi (Agalliu). Eshte nje familje me tradita qe kan mare pjese aktive ne luften nacionaliste.
Ne luften e famshme te Rushdies kunder okupotorit Italian ka mare pjese babai im si luftetar i Cetes se Mallakastres. Ne kete betej ne krah te babait tim luftonte dhe Jashar Cakrani, Nipi i Bektash Cakranit qe fatkeqesishte mbeti i vrare ne kete betej. Qe te mos binte trupi ne duart e pushtuesve babai in sebashku me Fecor Smailin po nga fshati yne ( Patos Fshat) e fshehen Jasharin ne nje gemush dhe e terhoqen trupin ne darke sebashku me forcat e tjera te cetes per ta varosur ne Cakran. Xhaxhaj tij Bektash Cakrani pergjate kohes se luftimeve i ndiqte ato me dylbi nga shtepia jone ne Patos Fshate, pasi kishte miqesi me familjen time. Te familja ku ishte nip Bektashi gjyshi im keshte marre gruan. Ne perfundim te luftes Bektashi i cilesua Ballist kurse Jashari Deshmore. Kjo ishte lufta dhe pasoja e saj te cilat u ndjen gjate gjithe periudhes deri me 1990 por qe fatkeqesishte vazhdojne dhe sot me diskriminimin ekonomike qe vazhdon tju behet ketyre familjeve qe ne breza kane dhe kontributin e tyre per historine .