Foto e zmadhuar e një milingone trysni mbi publikun: – Gjallesë jashtëtokësore apo përbindësh. …
28 Tetor 2022
Një foto e zmadhuar e një milingone ka “çmendur” publikun javën e fundit.
Fotoja në pamje të parë duket se tregon një gjallesë jashtëtokësore apo përbindësh të ndonjë filmi fantastikoshkencor.
Fotoja mahnitëse është një nga 57 imazhet në Konkursin e Fotomikrografisë në Botën e Vogël.
Fotoja është kapur nga Eugenijus Kavaliauskas, një fotograf lituanez.
Ky është viti i 48-të i konkursit, i cili kërkon të “njohë përsosmërinë në fotografi përmes mikroskopit”, sipas një njoftimi për lajmet nga CNN.
Konkursi i vitit 2022 mori pothuajse 1,300 aplikime nga 72 vende.
Kavaliauskas ka punuar më parë si fotograf zogjsh përpara se t’i drejtohej insekteve. Ai përdori dritën e reflektuar për të kapur nga afër milingonën, me sy të kuq të errët dhe atë që duket të jetë një shprehje e zemëruar e saj.
Edhe pse imazhi u bë shumë viral në internet, Kavaliauskas nuk mori çmimin kryesor në konkurs.
Ky nder u shkoi fotografëve suedezë Grigorii Timin dhe Michel Milinkovitch, të cilët krijuan një imazh të bukur fluoreshente të këmbës së përparme të embrionit të një geko gjigant të Madagaskarit.
Ata përdorën zmadhimin 63 herë për të dokumentuar venat dhe kockat e vogla të dorës.
Nga Ora News