Foto ekskluzive: Pas “takimit me Ramën”, ja çfarë bën Saimir Tahiri. –
Nga Gazeta Shqiptare, 14.03,18.
Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton nga njëra anë, politika po ashtu ka “marrë në dorë” fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në fund të seancës maratonë të ditës së enjte në Parlament, janë miratuar edhe emrat e deputetëve që do të përbëjnë komisionin hetimor për veprimin dhe mos veprimin e institucioneve rreth çështjes së drogës, përfshirë edhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Nga Partia Socialiste, anëtarët do të jenë: Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Stërkaj, Xhemal Qefalia dhe Bashkim Fino.
Nga opozita, PD ka 4 anëtarë: Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Flamur Noka dhe Edi Paloka, ndërsa një është i LSI, Endrit Brahimllari.
Ndërkohë Saimir Tahiri nuk e shqetëson nga asnjë nga këto lëvizje, si nga prokuroria e politika. Gazeta Shqiptare ka siguruar këtë foto teksa ish-ministri rri në një kafe tek zona e “Komunës së Parisit” me dy persona të tjerë. Në telefon në dorë Tahiri duket që flet me dikë, por më shumë se kaq nuk mund të zbulojmë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza kohët e fundit se, shefi i qeverisë Edi Rama ka takuar Tahirin dhe sipas tij ai po e mbron nga drejtësia.
Tahiri që prej nisjes së hetimeve për përfshirje në dosjen “Habilaj”, nuk është shfaqur në publik, ndërsa i vetmi postim në rrjetet sociale është ai për ditëlindjen e djalit të tij.