FOTO: Kafsha e rrallë në kufirin shqiptar. –
FOTO: Kafsha e rrallë në kufirin shqiptar. –
Rrëqebulli ballkanik është një kafshë që mendohej se ishte zhdukur.
Revistat shkencore shkruan pak kohë më parë se terreni ku mund të gjendej rrëqebulli është i kufizuar në Ballkanin jugperëndimor, kryesisht në zonat kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Në Maqedoni u zbulua një këlysh rrëqebulli që i dha hov shpresës së studiuesve që kjo specie nuk është zhdukur plotësisht.
Një tjetër konfirmim ka ardhur nga Kosova pak kohë më pare.
Disa kamera – kurth të vendosura në Bjeshkët e Nemuna në Rugovë nga organizata mjedisore ERA Group kapën pamje të rralla të kësaj kafshe.
Për praninë e rrëqebullit në Bjeshkët e Rugovës ka patur informacione që prej viti 1974, por asnjëherë nuk ishte arritur të fotografohej.
n.s. / dita