15 Janar 2024

Seanca e sotme u shoqërua me tensione e debate ndërmjet Gazment Bardhit dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Opozita protestoi në Kuvend me pankarta dhe vendosi zhurmues për të mos lejuar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.

Por teksa e gjithë salla gëlonte nga zhurma dhe debatet, Luli kishte hyrë në botën e çudirave.

Ai shfaqej i patrazuar nga gjithçka ndodhte përreth. Madje, pa pyetur për zhurmën në sallë, Luli nisi të fliste në telefon.

Ky moment nuk ka shpëtuar pa u kapur nga kamerat. E gjithë kjo tregon se Basha jo vetëm që nuk do t’ja dijë për anormalitetin në Kuvend, por interesohet vetëm për gjërat që janë në favor të tij.

CNA