Foto: – Pikturat që ilustruan tërmetin e tmerrshëm të vitit 1851 në Vlorë. –
Foto: – Pikturat që ilustruan tërmetin e tmerrshëm të vitit 1851 në Vlorë
22 shtator 2019
Ky tërmet goditi vendin më 12 tetor, rreth orës 7 të mëngjesit, me një magnitudë prej 6.6 shkallës Richter dhe intensitet të tmerrshëm prej 11 të Merkalit (ku maksimumi është 12).
Qyteti mesjetar u rrafshua thuajse krejtësisht, duke mos lënë gjurmë të tij, me përjashtim të xhamisë së fortë Muradie.
Kështjella ishte e dëmtuar më parë me mina nga venedikasit.
Kjo ngjarje la qindra të vdekur, të cilët u pasuan nga një braktisje masive e qytetarëve të vjetër.
Numri i viktimave do kishte qenë katastrofik nëse nuk do kishte patur lëkundje të forta disa orë përpara, që në 2 të mëngjesit, gjë që kish detyruar njerëzit ta kalonin natën jashtë.
U shënuan dëme të jashtëzakoneshme edhe në Berat, i cili humbi thuajse gjithë strukturat me kulla guri që trashëgonte nga mesjeta, por rezistuan strukturat e lehta të stilit osman. Ky tërmet, që u lajmërua edhe nga mediat europiane, u ndje fort në Greqinë Veriore dhe Italinë e Jugut.
Gravurat , ksilografi e ngjyrosur me dorë, janë botuar menjëherë pas ngjarjes në gazeten gjermane “Illustrierte Zeitung”, ndërsa origjinali, pjesë e një koleksioni privat, sot ruhet në Pragë.
j.l./ dita