FOTO: Si u hoq imazhi i Zogut nga kartëmonedha e vitit 1939
19 Nentor 2023
Gjatë pushtimit italian në Shqipëri u prodhuan një seri kartëmonedhash e mes tyre kishte edhe një kartëmonedhë provizore, e cila kishte si qëllim që t’i jepte kohë italianëve që të përgatisnin modelin e ri. Në atë periudhë, kartëmonedhat mbanin figurën e Ahmet Zogut dhe ndryshimi që duhej bërë ishte fillimisht vizual.
Në kushtet e pushtimit, do të ishte e pafavorshme për italianët që kartëmonedha të mbante figurën e mbretit të arratisur – raporton SCAN.
Ambasadori amerikan në Tiranë në dokumentet e atyre viteve shkruan se për të hequr figurën e Zogut u tërhoq nga qarkullimi e gjithë kartëmonedha shqiptare dhe u rihodh në treg pasi fytyra e Zogut u fshi prej saj. Kartëmonedha 100 franga ari ishte emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë në vitin 1926. Veç portretit të Ahmet Zogut, përmbante edhe peisazhin e urës së Gomsiqes në Pukë. Në pjesën e pasme, kishte një peisazh të lumit Drin.