Foto tronditese: – Australia zhytet i gjithi nën ujë. – Stuhia më e madhe në 100 vitet e fundit.
Foto tronditese: – Australia zhytet i gjithi nën ujë. – Stuhia më e madhe në 100 vitet e fundit.
22 MARS 2021
Një situatë të vështirë po kalon Australia, ku vendi po përballet me përmbytjet më të mëdha të ndodhura në 100 vitet e fundit. Me mijëra persona janë evakuuar në Sidnej dhe Uellsin e Ri Jugor në Australi.
Më shumë se 1500 persona kanë telefonuar për ndihmë, ndërsa me qindra shkolla janë mbyllur.
Lumenjtë Haëkesbury, Nepean dhe Colo, të cilët janë kanë rritur ndjeshëm prurjet, janë kthyer në një kërcënim tejet serioz për zonat në perëndim të Sidnejt. Të shtunën, diga Ëarragamba, burimi kryesor i ujit i qytetit Sidnej, u tejmbush për herë të parë në shumë vite. Dhjetëra persona janë shpëtuar nga vërshimet e ujit në Uellsin e Ri Jugor, ndërsa rrugët kryesore mbesin të mbyllura në këtë zonë.
Lajmi i keq vjen edhe nga autoritetet e meteorologjisë, të cilat parashikojnë se situata do të vijojë, të paktën deri të enjten, me reshje të dendura shiu.
Gazeta Sot