![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/05/800-0-ee14d2a5cdc59b2fbf6afffdb3960eca.jpg?fit=636%2C338&ssl=1)
Fotografia e Putinit gjendet në zyrën e ish-kryetarit të Zveçanit, Kosove.
28 Maji 2023
Fotografia e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është gjetur e varur në murin e zyrës së ish-kryetarit të Zveçanit, Dragisha Milloviç. KosovaPress ka siguruar fotografinë ku shihet xhami i thyer i kornizës në të cilën ndodhet fotografia e Putinit.
Nuk dihet sesi është thyer e njëjta dhe as nëse do të vazhdojë të qëndrojë në zyrat e kryetarit të ri, Ilir Peci, sidomos pas luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë. Kujtojmë se Komuna e Zveçanit në vitin 2011 e pati shpallur Putinin, qytetar nderi.
Gazeta Sot