26 Qershor 2024

Në Mbretërinë e Bashkuar po mbahet java e insekteve. Mes shumë aktiviteteve që përkojnë më origjinën dhe rëndësinë e insekteve për mjedisin dhe natyrën, u mbajt edhe konkursi i fotografisë.

“Sleeping Cuckoos”, “qyqet e fjetura” nga Luke Chambers, u vlerësua si fotografia më e mirë! Ajo tregon dy bletë pranë njëra tjetrës, teksa pushojnë mbi një fije bari.

“Të gjesh ndonjë jovertebror të fjetur është gjithmonë shkëlqyeshëm – por dy kaq afër njëri-tjetrit, pra kjo është si të fitosh lotarinë e fotografisë”, – tha një prej anëtarëve të jurisë nga Universitetit Falmouth.

Fotoja e Tim Jonas e larvave të mizave caddis u rendit e dyta.

“Fotografia si kjo ofron një dritare në kompleksitetin dhe bukurinë mahnitëse të botës së insekteve., tha, Kryegjyqtari, transmetuesi, fotografi dhe lektor i lartë i Dr Tim Cockerill.

Fotografi suedez Gustav Parenmark, 17 vjeç, fitoi kategorinë nën 18 vjeç, me këtë foto, e cila përshkruan zgjimin e shpejtë, ku duket punëtorja e parë.

Dola në orën 04:00 për ta kapur këtë fotografi, tha Gustav, ku një mizë odonatë qëndron mbi një fije bari.

Ndërkohë, një 8 vjecar po ashtu mori vëmendje në konkurs, përmes një fotografie e cila tregon një mizë qw sulmon një më të vogël.

“U zgjova herët një mëngjes dhe vendosa të endem nëpër kopshtin tonë të egër me aparatin tim, kur pashë këtë mizë në bar. Unë nuk e kuptova derisa pashë në kompjuter se ajo në të vërtetë po hante një mizë tjetër, tha vogëlushi.

Tjetër fotografi e veçante, ishte ajo e Abi Batten, që shfaq një grerëze, e pas saj një filxhan me çaj.

Insektet e pambukut po ashtu , shfaqen në fotografinë e Nikita Richardson si disa bizhuteri të bukura, me ngjyra të forta koralore.

Sipas studiuesve ky koleksion i imazheve mahnitëse të insekteve, duhet të shërbejë për të treguar rëndësinë e tyre, në një kohë kur globi po përballet me kërcënime të mëdha.

Konkursi si çdo vit, u organizua nga Shoqëria Mbretërore Entomologjike nën kujdesin e Luke Tilley, ndërsa Java e Insekteve mbyllet më datë 26 Qershor.

Nga Anila Zyberaj