FOTOLAJM/ Mahnitëse! Jetë e re “çel” në hyrjen e Gjirokastrës. – 8 foto.
FOTOLAJM/ Mahnitëse! Jetë e re “çel” në hyrjen e Gjirokastrës. – 8 foto.
Këto foto janë realizuar mëngjesin e datës 26.05.2019, ku mes cicërimave të pandërprera të harabelit spanjoll (Passer hispaniolensis) i vendosur në koloni në folenë e lejlekut (Ciconia ciconia), çelën 4 zogjtë e këtij të fundit!
Atë mëngjes edhe kalimtarët e familjarizuar me lejlekët në liqenin e Viroit ishin të lumtur për atë çka ndodhi në fole.
Të vegjëlve do u duhen 58-64 ditë për të nisur fluturimin, pasi në gusht dhe shtator do të fillojnë fluturimin për të kaluar dimrin në Afrikë dhe për tu rikthyer pranverën e ardhshme në Gjirokastër.
Nga: Gazeta Shqip.