Fotot e rralla: Hoteli i Gjuetisë në Lezhë në 1942. –
Fotot e rralla: Hoteli i Gjuetisë në Lezhë në 1942. –
Hoteli i Gjuetisë në Ishull-Lezhë është ndërtuar në fund të viteve ’30 dhe në fillim të viteve ’40 ishte funksional.
Synimi në ndërtimin e një hoteli të tillë ishte promovimi i turizmit të të apasionuarve pas gjuetisë e për këtë qëllim do të publikohej edhe një manual i posaçëm për gjuetinë në Shqipëri në ato vite.
Në korrik të vitit 1940 zona ku u ndërtua hoteli u shpall rezervat gjuetie, duke u kthyer kështu në të parën zonë të mbrojtur në Shqipëri – raporton Scan.
Ky hotel gjatë periudhës së pushtimit italian do të ishte vend i preferuar për autoritetet e kohës por edhe për persona të ndryshëm të huaj të apasionuar pas gjuetisë.
Në fotot e arkivit italian LUCE tregohet se si ishte Hoteli i Gjuetisë në marsin e vitit 1942.
Fotot tregtojnë kushtet e hotelit dhe pasurinë e madhe natyrore të zonës me shpendë, kafshë e bimësi.
Edhe gjatë periudhës së regjimit komunist, hoteli dhe zona kanë qenë të preferuara dhe shumë të frekuentuara nga zyrtarët e lartë.
n.s. / dita