FOTOT/ Protestuesi bën veprimin e ‘çuditshëm’ para Kryeministrisë, Policët e largojnë me forcë
FOTOT/ Protestuesi bën veprimin e ‘çuditshëm’ para Kryeministrisë, Policët e largojnë me forcë
11 DHJETOR 2020
Një protestues ka zgjedhur në mënyrë të veçantë për të tubuar para Kryeministrisë për Klodian Rashën.
Ai është ulur këmbëkryq në bulevardin para Kryeministrisë. I riu ka qëndruar për disa minuta me radhë i ulur, ndërkohë që para tij ishin forcat e FNSH-së dhe automjetet ujë hedhëse që shpërndau protestuesit e tjerë.Protestuesi është tërhequr me forcë nga dy efektiv policie, të cilët e kanë shoqëruar pas Kryeministrisë.
Kjo është protesta e tretë që zhvillohet nga të rinjtë, të cilët një ditë më parë kërkuan edhe shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
Gazeta Sot