Fragment libri ; Mili Butka: “Pellazget e fundit- gjuha e tyre”.-
Fragment libri ; Mili Butka: “Pellazget e fundit- gjuha e tyre”.-
Janë fjalët shqipe me bazën e tyre rrënjën *wala nga PAlb = *Ul, e cila sjell fjalët, ul, ulem, ul, sul; sulem gjithë Turr + bull = Turbull, i turbullt, turrbulluar në gjuhën shqipe por edhe fjalën *vurtule = hutë’ e njohur si fjalë e gjuhës angleze, kjo si rezultat i barazvlerës së shkronjës më të parë (b = v) kemi, turbull < > bulltur = vulltur; vulture = {’UT}; HUT m.1. zool. Një lloj bufi, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sqep të shkurtër e të kthyer ngjashëm me të Shkabës, që rron nëpër pyje dhe këndon natën sikur vajton – (kjo është la/huta malësore) por kjo është edhe gjuha e lashtë hyjnore shqipe e cila sjell nga lashtësia e saj emërtime, fjalë, sinonime dhe homonime të cilat kanë gjetur tashme vend në gjuhët e tjera indoeuropiane por edhe më gjerë, kjo është arsyeja, pse fjala Hut e gjuhës shqipe në gjuhën ‘sllave’ sërish na sjell po të njëjtin kuptim me fjalën shqipe i/e turbull; *stervyatnik = huta.
Dhe jo vetëm kaq sërish na shfaqet origjina, rrënja *ut e gjuhës shqipe prej së cilës përfitojmë me mijra fjalë të gjuhës shqipe, të cilat tregojnë butësinë e një materie çfardo, sendi a gjallese, njëkohësisht prej aty kemi fjalët të cilat tregojnë një vend të futur e për të futur brenda tyre në *kut, (Kuti) në s’kut, skuta, në but, bute, bucela, bujana e gjithë të tjerat përmendur më la-rt. – Kjo është arsyja pse Uta; Huta u quajt e tillë sepse është një shpend hutaqe, hutohet, gati e heshtur në gjumë ashtu si uji ndër ‘bujana’ por edhe shpend i mbushur: But; Buf, bullafiq.
Vladimir Orel pranon se një formë e fjalës *ut ka kuptimin e një vendi të mbyllur {but – (kolibe)] por nuk e shpjegon se prej nga rrjedh, cilës gjuhe i është referuar, ndërkohë e barazon atë me Oël = Buf, ku duket qartë se kemi sërish rrenjen baze fjalën shqipe *ul. Lexojmë etimologjinë e kësaj fjale nga Vladimir Orel:
*ut ni oël . Another form is hut. Borroëed from Lat ötus horned oël (Meyer Ëb. 460). 0 Haarmann 139.
Vlen të theksojmë se në gjuhën teknike latine, madje kjo një gjuhë shumë e varfër përsa i përket fjalorit të saj, plus kjo gjuhë ende sot historian, studiues e gjuhëtarë nuk janë në gjendje të na thonë se kush ishte ai popull që foli këtë gjuhë, dhe pse ajo humbi brenda një periudhe relativisht të shkurtër. Pra në këtë gjuhë fantazme latine fjala *hut, por edhe shumë fjalë, emërtime të tjera qujtur latine, aty zhvillimet semantike tek kjo gjuhë, janë gati zero (o). Fjala *hut pikësëpari i përket dialëktit ‘geg’ një dialekt ky i cili ende sot është shumë më pranë të vjetrës dhe së lashtës gjuhës shqipe, prej kësaj fjale në gjuhën shqipe kemi: Hut = Buf, por edhe Hut >hutim, hutesë, hutaq; *Hutërojë = Vajzë a grua që hutohet shumë, hutaqe. Hutërrojë e madhe. E përveç këtyre në gjuhën shqipe kemi: HUTË II f. vjet. Lloj pushke e vjetër, me katër vjaska dhe me një fishek, që mbushej nga prapa. Huta e kushtrimit. Çarku i hutës. Krisi huta. Gjëmoi huta shqiptare. Hutë dervishi lloj pushke e vjetër me një fishek. I pjekim hutat bashkohemi e luftojmë kundër armikut. – A mundemi ta gjejmë këtë fjalë *hutë = pushkë, si dhe hut, hutaq, hutesë dhe *hutëroj = grua hutaqe e shëndoshë, njëjtë pyesim: Po uta dhe lauta – lahuta shqiptare, gjendet tek gjuha gjuha latine?
Tek gjuha shqipe në fjalorin e saj lexuam se hut-a (kukuvajkë) dhe jo bufi sipas gjuhës latine dhe asaj mod. Angleze ëol, ky shpend gjatë natës këndon sikur vajton, pra mjaftë qartë vjen tek gjuha shqipe sinonimi i emërtimit Hut = kuku/vaj-kë spepse ajo këndon në formë vaji; vajtimi emërtim ky i cili gjendet i huazuar prej gjuhës shqipe edhe në gjuhën greke, (κουκουβάγια) koukouvágia = kukuvajka.
Ajo që vlen të theksojmë është se vendet, xhepat e dala jashtë shtratit të rrjedhës së ujit, u quajtën pikërisht Uta me kuptimin e ndarjes *u/nda, ashtu si Hunda tek njeriu një ndarje dalje më vete dukshëm mbi fytyrën e njeriut dhe në gjuhën shqipe janë të pafundme fjalët e krijuara mbi këtë rrënjë të lashtë, duke patur parasysh edhe barazvlerën e shkronjave: Y=U ndaj në gjuhën shqipe fjala ‘Yt’ përdoret për të nxjerë jashtë një hapësire apo të largojmë dikë *Yt = dil jashtë” (zakonisht kur kemi të bëjmë me kafshë, etj.) dhe më tej kemi: Ut, uta; u/nda, (a/ut), b/ut, bute, fut, dhe fjala *fut në gjuhën shqipe sjell kuptime nga më të ndryshmet, ajo tregon një veprim për të futur brenda një objekti diçka, materie nga më të ndryshmet, por ndërkohë fjala *fut në gjuhën angleze ka kuptimin e këmbës pikërisht si symbol i një dalje mbi të trupit amë gjallesave në fjalë, të njëjtin kuptim *këmba ka edhe në gjuhën shqipe dhe më tej, tek gjuha e lashtë egjiptiane, këmba quhet: *Pir, dhe ka kuptimin e një mbirje, dalje, ndarje, sipër trupit të njeriut në këtë rast, e cila mjaft qartë shpjegon edhe kuptimin e fjalës ‘Piramid’ e cila tregon një objekt të mbirë mbi të; pir a mi të = Piramid’, mbirë a mbi dhe, tek gjuha shqipe kemi fjalën tonë nga më të lashtat *Ambi e cila ka kuptimin e shtesës e mbirjes sipër, a mbi një trup amë njëjtë si në rastin e bishtit të një kafshe a mbi të shtuar, (bisht) por edhe fjalës shqipe *bishtajë.
Në të lashtën gjuhë shqipe kemi:
The Early Proto-Albanian word *ambi
Word *ambi Meaning on, upon
Së also Proto-Indo-European: *ambhi ‘around’
Comments
Së V. Orel (2008)
Mod. Albanian mbi, PIE *ambhi, Grëk αμφί
Kjo është arsyeja, burimi me të njëjtin kuptim si edhe në gjuhët e tjera i fjalës këmbë në gjuhwn shqipe prej nga ku kemi: ambi = asht mbi; mbirë, dalë, shtuarë *ambi; kâ mbi; kamba; këmba. (njëjtë këtu kemi edhe fjalën shqipe kâ mbi; skâmbi; shkëmbi, materie e fortë, masiv i mbirë më këmbë, shkëmb. Pra siç vihet re fjala këmbë ka të njëjtin kuptim në të gjitha gjuhët me bazë latine sigurisht edhe tek ajo greke, sepse është e njohur nga shkrimet etruske ku shkronja (v = u) dhe (u = o; ou) dhe atëhere kemi prej rrënjës sonë kyçe Ut; Ud = Od {ashtu si Oda = O nda, ndarje brenda një banese = Dhoma} prej këtu kemi ndarjen mbi tw trupit (trungut) të gjallesave mbi Të mbirje; P’ut; putra, njëjtë dhe put; pódi = podhi = këmbë në gjuhwn greke (πόδι).
Shkeputur nga libri qe po pergatitim: “Pellazget e fundit gjuha e tyre”