“Fran & Zoja Pali – Kurre nuk vdes kenga Pukjane”.-
Nga Jaho Brahaj. –
Sot mu dha rasti dhe e degjova kete perle (Fran & Zoja Pali – Kurre nuk vdes kenga Pukjane (Official Video HD)“, nga dy kengetar Mjeshter te Kenges Etnofolklorike. Ruajtja e ritmit (nuk marr vesh nga notat) ishte e perzgjedhur dhe e menduar mire qe te shpaloste dhe vazhdonte te ruajtur traditen e kenges. Kjo ishte aspekti muzikor qe ne ditet tona jo qe nuk mendohet dhe respektohet,por punohet ne te kunderten. Kenga eshte kenduar nga dy kengetare qe cysh ne fillimet e tyre kane qene te edukuar me vleren e tradites se kenges se treves se Pukes, por dhe gjate gjithe jetes (karrieres artistike) kane ngulmuar dhe ruajtur dhe pse jo dhe ta zhvillojne, por pa levizur nga hullia e krijimtarie se trasheguar popullore.
Fale edhe vokalit te tyre te mrekullueshem, keta dy kengetar (vella e moter) jane simbol dhe shembull i ruajtjes, zhvillimit dhe kendimit ne menyre plotesisht tradicionale. Ne keto vite te corientimit te edukimit muzikor, kjo vazhdimesi (fale edhe talentit) eshte merite dhe i nalteson ne Shpirtin e tyre dhe atyre qe i degjojne, por edhe per brezat e rinje dhe të ruhet per brezat qe vine, fale kjo, teknikes qe sot ekziston. Ju urojme jete te gjate, por mirfilli pohojme se jane Monumente te Trashegimise Vokalo-Muzikore te treves dhe mbare kultures tone.
Zoje Pali
Nuk mundem te rri pa fole edhe nje fjale mirnjohje per organizatorin per regjistrimin e ketij hymni, Gjovalin Dushajn. Me kete rast orkestrantet treguan, se e kane per kenaqesi kur kerkesat ju bahen per muzike etnokulturore, te cilen me talentin e tyre jane te afte ta interpertojne me te gjitha nuancat dhe ngjyrimet muzikore folklorike.
Fran Palit si Dekan i Artisteve Pukjan ne menyre te vecante i urojme jete te gjate.