Frida Kahlo dhe Diego Rivera, gati ekspozita me pikturat e çiftit meksikan
Frida Kahlo dhe Diego Rivera, gati ekspozita me pikturat e çiftit meksikan
Në muzeun “Dolores Olmedo” në Nju Meksiko është çelur një ekspozitë e veçantë, në qendër të së cilës është bota artistike dhe pasioni i çiftit meksikan të artistëve, Frida Kahlo dhe Diego Rivera.
Koleksioni i pazbuluar më parë për publikun i dedikohet çiftit të martuar, Fridës dhe Diegos, nga dita e njohjes dhe më pas prezantimit të artit të tyre.
Në piktura shfaqet më së miri lidhja e fortë që artistët kishin me Meksikën dhe kjo ishte arsyeja që nuk emigruan kurrë.
Kahlo është sot një nga figurat artistike më popullore të Meksikës dhe jeta e saj drithëruese dhe sfiduese, u shndërrua në film në vitin 2002, me protagoniste kryesore aktore Salma Hayek.
Në ekspozitë tregohet qartë se jeta private dhe puna artistike e Fridës nuk mund të ndahet për asnjë çast nga Diego dhe se së bashku ata arritën të shndërrohen në legjenda të artit të shekullit të 20, pavarësisht stileve të ndryshme që kishin.
Sipas drejtoreshës së muzeut, përveç marrëdhënies me Fridën, vetë Diego tregoi se sa gjeni ishte përmes pikturave të tij murale.
“Publiku që do të na vizitojë, mund të shohë vepra të Diegos dhe Fridës, të miksuara së bashku. Ka një dialog mes këtyre pikturave, që tregon influencën që ata të dy kishin tek njëri tjetri. Ata janë çifti më emblematik i artit meksikan falë artit të tyre, angazhimit politik dhe sigurisht lidhjes në çift”, thotë drejtoresha e muzeut, Josefina Garcia.