“Frikacak, mashtrues dhe pervers”, një letër-peticion e Ushtrisë drejtuar Macron-it trondit Francën: – “Vendi po shkon drejt luftës civile”
“Frikacak, mashtrues dhe pervers”, një letër-peticion e Ushtrisë drejtuar Macron-it trondit Francën: – “Vendi po shkon drejt luftës civile”
11 maji 2021
Anëtarët në shërbim të ushtrisë franceze i kanë dërguar një letër presidentit Macron, duke e akuzuar si “frikacak, mashtrues dhe pervers“. Kjo është letra e dytë pas asaj të disa ditëve më parë, me të cilën e vinin në dijeni se vendi po shkonte për “luftë civile“, raporton “The Guardian”.
Letra, njësoj si e para, u publikua në revistën e krahut të djathtë, “Valeurs Actuelles”. Letra ishte nënshkruar në mënyrë anonime “nga personeli aktiv ushtarak” dhe është bashkëngjitur me një peticion në faqen e internetit të revistës.
Nënshkruesit e letrës i referohen vargut të shtatë të “Marsejezës”, himni kombëtar francez.
Letra e parë u botua më 21 prill, në 60-vjetorin e një grushti të dështuar kundër gjeneralit Charles de Gaulle lidhur me mbështetjen e tij për pavarësinë e Algjerisë.
Gazeta Dita