Frikë nga protestat? Edi Rama anulon vizitën e tij në Shkodër.
Frikë nga protestat? Edi Rama anulon vizitën e tij në Shkodër.
02.03.19.
Edi Rama ka anuluar sot pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e madhe që do të mbahej në Shkodër. Ditën e djeshme ishte PD e këtij qarku deklaroi protestë dhe se nuk do ta lejonin kryeministrin të futej në qytet. Ish- deputetja e këtij qarku, Izmira Ulqinaku nëpërmjet një statusi bëri me dije se Rama e anuloi vizitën pasi e dinte çfarë e priste dhe në vend të tij solli kukullat e tij.
Statusi i Izmira Ulqinakut:
- Shkodra në shtetrrethim!
Policia kudo sot!
Rrugët janë bllokuar, sepse vjen PARIA nga Tirana. Vijnë ministrat e ish ministrat. Vijnë ato që deri tani nuk e dinin nga i bie Shkodra. Vijnë ato të cilët nuk sollën asnjë investim në Shkodër.
Edi Rama anulloi viziten në qytetin tonë sepse e dinte pritjen që do i bënim. Solli argatët e tij. Solli kukullat e tij pa zë, pa gojë e pa mend.
Shkodra është e djathtë! Shkodranët janë demokratë. Nga Shkodra vjen largimi i Ramës e diktaturës!
Gazeta Shqiptare