Frikë për incidente në festën Kombëtare të Greqisë, policia blindon Jugun, shoqërohet një grua
Frikë për incidente në festën Kombëtare të Greqisë, policia blindon Jugun, shoqërohet një grua
28 TETOR 2020
Një grua është shoqëruar gjatë ditës së sotme në Këlcyrë, pjesë e shoqatës patriotike, e cila po protestonte ndaj homazheve që po kryhen në varrezat e ushtarëve grekë. Gruaja, që u shoqërua në polici, tentoi t’i afrohej përfaqësuesve grekë me një flamur kombëtar.
Gjatë ditës së sotme, e cila përkon me festën Kombëtare të Greqisë, ka pasur disa postoblloqe të policisë që janë vendosur në zonën e Këlcyrës për të evituar çdo incident të mundshëm.
I pranishëm në homazhet që do të mbahen në Këlcyrë është sot dhe zv.ministri i jashtëm grek për homogjenët, Kostandinos Vllasis si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, dhe ish-deputeti Vangjel Tavo. Sipas mediave informative, pjesë e ceremonisë përkujtimore ka qenë dhe ish-ministri shqiptar Spiro Ksera.
Çdo vit me dhjetëra qytetarë grekë mblidhen në Këlcyrë për të përkujtuar Festën Kombëtare të Greqisë. Autoritetet e vendin fqinj si dhe të afërm të ushtarëve të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo- greke vijnë drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore.
Gazeta Sot.