
Frikë për luftë bërthamore, alarmohet Perëndimi, çfarë përmban valixhja sekrete që mban në dorë roja i Putinit
Frikë për luftë bërthamore, alarmohet Perëndimi, çfarë përmban valixhja sekrete që mban në dorë roja i Putinit
8 PRILL 2022
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka qenë ditën e sotme në funeral për të nderuar ultra-nacionalistin e zjarrtë Vladimir Zhirinovsky. Ajo që ra në sy dhe që është komentuar në media është fakti se një nga shoqëruesit e tij mbante në dorë “çantën sekrete bërthamore”.
Presidenti rus mbërriti në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, për të nderuar ultra-nacionalistin e zjarrtë Vladimir Zhirinovsky.
Putini, i veshur me të zeza, bëri shenjën e kryqit përpara arkivolit të hapur të Zhirinovsky. Ai besohet se është sëmurë me Covid para se të shtrohej në spital.
Prania e dukshme e një oficeri të lartë ushtarak që mbante aparatin e lëshimit për raketat strategjike të Kremlinit mendohet të jetë një shenjë rrëqethëse se Putini mund të vendosë armë bërthamore shkatërruese.

çfarë përmban valixhja sekrete që mban në dorë roja i Putinit
Prania e rojeve të armatosura ruse mund të nënkuptojë gjithashtu se Presidenti është thellësisht i shqetësuar për tentativat e mundshme për vrasje, pasi pothuajse të gjithë vajtuesit u larguan nga kisha e Moskës.
GazetaSot