Fron Peskopal ne kishen e Shen Trifonit ne Kotorr. –
Fron Peskopal ne kishen e Shen Trifonit ne Kotorr. –
Anton Pllumaj nga Tuzi i pasionuar pas studimit dhe dokumentimit te Trashegimise Kombetare Shqiptare ka gjurmuar dhe publikuar nje Fron Peskopal ose arkipeskopi Katolik Latin, qe ruhet ne kishen e Shen Trifonit ne Kotorr. Nuk mundet te kemi nje vleresim te drejte per kete ojekt, qe po huazojme dhe publikojme. Nga ana e harmonizimit (kompozimit) te Fronit kuptohet se eshte i vjeter. Interes ngjallin simbolet dhe emblema, e cila ne foto nuk dallohet qarte. Kemi besim dhe shprese se se shpejti, do kemi nje foto me te qarte dhe ndoshta dhe ndonje te dhene tjeter. Po bashkangjesim tekstin e Z. Anton Pllumaj qe shoqeron publikimin e disa fotove, por kuptohet Froni eshte me me interes per njohjen e tij: “Në katedralen katolike të Shën Trifunit në Kotorr, e ndërtuar më 1166. Bazuar në shkrimet e Konstatin Porfirogenetit, kisha origjinale daton që nga shekulli i VIII.
Është dëmtuar dy herë nga termeti (1677-1979).
Në katedrale gjindet nji muzeum shume i pasun. Nuk e di se kujt i takonte. Nga nji dokumente ne gjuhen latine del se në shenjterimin e katedrales Shen Trifunit me 1166, mori pjes edhe Pjetri, ipeshkvi i Shasit. Shenjterimin e beri ipeshkvi Majo me Lazrin (ipeshkvi i Shqiperise) dhe me Gjonin (ipeshkvin e Ulqinit). Martin Drishtin (prej Drishtit), Ishin te pranishem edhe Gjoni (ipeshkev i Tivarit), Gjergji (ipeshkev i shenjtit shpetimtar te Shqiptareve), Pjetri (ipeshkev i Shirgjit ne lindje te Bunes), dhe Andria (ipeshkev shqiptar). Pra, shumica e autoriteteve fetare te ketij manifestimi e perbenin kleriket katolike shqiptare.”
E falenderojme dhe pergezojme studiuesin Anton Pllumaj, per pasionin per dokumentimin, hulumtimin dhe studimin e Trashegimise Kulturore te Kombit tone te krijuar dhe mbrojtur ne shekuj nga shqiptaret, qe sot perfshihen ne shtetin e Malit te Zi.
Nga: Jaho Brahaj