Front i ri lufte? Turqia çon ushtarë në Libi, gjenerali “puçist” i kërkon ndihmë Greqisë.
Front i ri lufte? Turqia çon ushtarë në Libi, gjenerali “puçist” i kërkon ndihmë Greqisë
17 Janar 2020
Libia në luftë civile është bërë një “shesh beteje” mes Turqisë dhe Greqisë. Erdogan përkrah qeverinë e Tripolit dhe ka dërguar ushtrinë turke në ndihmë të saj. Ndërsa zyrtarë të lartë grekë priten në Athinë gjeneralin rrebel libian që lufton kundër qeverisë së Tripolit. Situata rëndohet ndërsa Greqia do dërgojë në Liban ushtrinë e saj.
Vetëm një ditë pasi Turqia vendosi të dërgojë trupa ushtarake në Libi në mbrojtje të qeverisë së al- Sarraj, kundërshtari i tij Khalifa Haftar ka udhëtuar drejt Greqisë.
Gjenerali i cili po drejton ‘puç’-in kundër qeverisë aktuale në Libi ka zgjedhur pikërisht ‘armiqtë’ e Turqisë, Greqinë për t’i kërkuar ndihmë.
Haftar ka takuar ministrin e jashtëm Nikos Dendias si dhe kryeministrin Mitsotakis të cilët prej kohësh kanë dalë kundër marrëveshjes së kufijve detarë Turqi- Libi në detin e Mesdheut.
Duket se Haftar po përfiton nga armiqtë që po krijon qeveria e al- Sarraj duke i bërë miq. Ky takim madje vjen pak para se gjenerali libian të marrë pjesë në Samitin e Berlinit.
Pas Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Haftar kërkon të bëjë mik Greqinë dhe pse nuk dihet nëse këta të fundit do të çojnë ose jo trupa ushtarakë aty.
Pas 9 muajsh luftimesh, Libi nënshkroi javën e kaluar një armëpushim i cili është thyer më shpejt nga ç’pritej pasi Haftar në Moskë nuk nënshkroi marrëveshjen e paqes me al- Sarraj në një takim të iniciuar nga Putin dhe Erdogan. Pas këtij veprimi, Erdogan deklaroi se do i jepte një mësim të mirë, dhe dje vendosi të dërgojë trupa ushtarakë në Libi.
©Copyright Gazeta SHQIP