5 Shtator, 2022

Gazetari Robert Rakipllari fiton gjyqin për shpifje me botuesin Frrok Çupi. Ky i fundit e kishte paditur Rakipllarin pas deklaratave të tij në emisionin “Open”, por Gjykata e ka shpallur të pafajshëm për akuzën e ngritur.

Më 15 qershor 2021, në Gjykatën e Tiranës u depozitua ankimi i Çupit i cili kërkoi ndjekjen penale dhe deklarimin fajtor të Rakipllarit, pasi ky i fundit e cilësoi në emisionin “Open” spiun të sigurimit të shtetit.

Por Rakipllari ka sjellë në gjykatë dokumente shtetërore që implikojnë Frrok Çupin, dokumente ku ndodhen emrat që u eliminuan nga gara për deputetë nga Komisioni i Verifikimit të personave. Mes tyre është edhe emri i Çupit.

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e tij për anulimin e vendimit të Komisionit të verifikimit.
Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se “i akuzuari Robert Rakipllari nuk ka përhapur thënie që shihen të jenë të rreme, por thënie të publikuara dhe të bazuara në dokumente shtetërore”.

BalkanWeb.