Fruta e perime me kimikate, Fiks Fare zbulon nivelet e rrezikshme. –
Fruta e perime me kimikate, Fiks Fare zbulon nivelet e rrezikshme. –
Fiks Fare i rikthehet sot sigurisë ushqimore, pranisë së nitratit dhe mënyrës së përdorimit të hormoneve në prodhimet bujqësore.
Nga vëzhgimi i bërë janë gjetur raste të pranisë së nitrateve dhe nitriteve tek frutat dhe perimet në vlera shumë të larta, ndërkohë që asnjë laborator i certifikuar në Shqipëri nuk është në gjendje që të kryejë analiza të tilla.
Madje as ISUV nuk i kryen dot analiza, pasi departamenti i administratës publike nuk kryen emërimin e specialistëve.
Fiks Fare nëpërmjet një aparati test i shpejtë, ka zbuluar se në tregjet tona tregtohen fruta dhe perime me nivele të larta të nitritit dhe nitrateve. Deri në dhjetë herë më të lartë se norma.
Ndërkohë, konsumatori i pasigurt rrezikon të konsumojë nitrat mbi normat e lejuara i cili i rrezikon seriozisht shëndetit për shkak të nitrosaminave, disa prej të cilave janë kancerogjene.
Kohët e fundit, në treg ka dalë një aparat, me të cilin pretendohet se matet në kohë reale niveli e nitritive dhe nitrateve në fruta perime, mish e peshk. Fiksi bërë një vëzhgim të tregut dhe përdori pikërisht këtë aparat. Nga ky vëzhgim rezultoi se në treg ka me shumicë, fruta e perime me nivel të lartë të nitritit. Aparati të rekomandon të mos e konsumosh apo ta përdorësh produktin në mënyrë të moderuar.
Nitritet dhe nitratet janë shtesa ushqimore që i gjejmë tek mishi dhe nënproduktet e tij i cili përdoret për t’i dhënë ngjyrën e kuqe. E rekomanduar dhe e lejuar si shtesë ushqimore në sasi të përcaktuar. Por në mënyrë natyrale këtë lëndë e gjejmë edhe tek gjethorët apo edhe në tokë e ujera të cilat janë kontaminuar më parë me lëndë të tillë.
Frutat dhe perimet që rezultuan sipas aparatit me nivel të lartë nitriti janë panxhari, lakra, lakra e kuqe, shalqini, pjepri, banania, kungulleshka, patëllxhani, patatja, brokoli. Me nivele deri në 10 herë më të lartë se norma e lejuar.
Duke qenë të pasigurt për saktësinë e këtij aparati gazetarët e Fiksit kërkuan të vërtetojnë shkencërisht nëse niveli i nitritit në këto produkte është vërtet kaq i lartë. Për këtë arsye u interesuan pranë ISUV, të vetmit Laborator të Referencës në Shqipëri, Universitetin Bujqësor Kamëz, Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Institutit të Transferimit të Teknologjive Bujqësore Lushnjë.