Frymëzoi figurën e ‘Babagjyshit’, zbulohet në Turqi varri i shenjtorit
19 Tetor 2022
Varri i Shën Nikollës, shenjtorit që frymëzoi figurën e Babagjyshit, është zbuluar nga arkeologët poshtë rrënojave të një kishe antike në Turqi, e cila u fundos nga rritja e nivelit të detit në Mesdhe gjatë mesjetës.
Figura e shenjtit, që jetoi mes viteve 270 dhe 343 pas erës sonë, është i famshëm për paratë që u dhuronte të varfërve, dhe specifikisht historinë e tre vajzave që u dhuroi një çantë me ar për t’i mbrojtur nga prostitucioni.
Një tjetër kishë u ndërtua sipër bazilikës së lashtë për të mbrojtur varrin e shenjtorit, por së fundmi arkeologët zbuluan një mozaik të fshehur me gurë dekorativë në foltoren që prehet Shën Nikolla.
Zbulimi mbështet pretendimet se Shën Nikola jetoi dhe vdiq në Turqi. Kisha bizantine e ndërtuar mbi themelet antike ishte një vend lutjesh për ortodoksët e krishterë mes shekujve 5 dhe 12 dhe ishte rrethuar nga statujat e Shën Nikollës.
Kisha antike besohet se u zbulua fillimisht në vitin 2017 nga arkeologët që ndërmorën ekspeditën poshtë kishën së Shën Nikolës, që zbuloi hapësirat boshe mes dyshemesë dhe tokës. Skuadra e arkeologëve tha se mendon të kenë gjetur kishën e Shën Nikolës, por po punonin që të hiqnin me kujdes dyshemenë e kishës bizantine dhe që mos ta dëmtonin.
“Kisha e parë u zhyt nga rritja e nivelit të detit Mesdhe, dhe disa shekuj më vonë një tjetër kishë u ndërtuar. Tani kemi arritur mbetjet e kishës së parë dhe dyshemenë e shkelur nga Shën Nikolla”, tha Osman Eravsar, kreu i trashëgimisë kulturore në Antalia.
Shën Nikolla, i cili ishte i njohur për bamirësitë e tij ndaj të varfërve, lindi në një fshat në Patara nga prindër të pasur që vdiqën nga një sëmundje epidemike dhe i trashëguan djalit të tyre një pasuri të madhe.
Si një i krishterë i devotshëm, Shën Nikolla ndoqi hapat e Jezusit duke i mësuar dhe dhuruar gjëra me vlerë të varfërve. Sidoqoftë, këto ide nuk janë të dokumentuar në të dhëna historike por vetëm të treguara si histori. Ai u bë klerik i Myra në shekullin e 4-të, por u burgos pak kohë më pas nga perandori romak Diokleciani në atë kohë kur të krishterët persekutoheshin dhe më pas u lirua nën sundimin e Konstandinit të Madh. Të dhënat tregojnë se Shën Nikolas u varros në kishën e ndërtuar në emrin e tij.