Fshati biblik i Bethsaidës ku Krishti eci mbi ujë, identifikohet nga arkeologët pas 32 vite gërmimesh

26 GUSHT 2020

Fshati biblik ku Jezusi thuhet të ketë kryer disa prej mrekullive të tij më të famshme ka ekzistuar vërtet. Arkeologët besojnë se gërmadhat e gjetura një milje nga Deti i Galilesë, i përkasin atij.

Në Bibël, Bethsaida ishte shtëpi e dishepujve Pjetër, Andrew dhe Filip, dhe ishte vendi ku Krishti eci mbi ujë dhe I riktheu shikimin një të verbri. Arkeologët kanë punuar për 32 vjet për të gjetur qytezën e humbur, e cila u mallkua në fund me shkatërrim nga Jezui për shkak se banorët e saj nuk e njohën pendesën pavarësisht mrekullive të tij.

Tani profesori Rami Arav i Universitetit të Nebraskës thotë se nuk ka dyshim se Et-Tell, në lartësitë Golan pranë grykëderdhjes së lumit Jordan, është vendndodhja e fshatit biblik. Gjetjet e bindën atë dhe por edhe një grup më të madh ekspertësh, sipas mediave britanike.

Doktor Arav i referohet historianit Romak, Titus Flavius ??Josephus, i cili përshkruan vendndodhjen e Bethsaida-s në shkrimet e tij, duke thënë se ishte në “ Golanin e poshtëm”, pranë grykëderdhjes së lumit Jordan. Ai pretendon se rrënojat në Et-Tell dikur njiheshin si Zer, i cili gjithashtu mund të transkriptohej si ‘Tzed’, një fjalë hebraike që do të thotë edhe gjueti, edhe peshkim.

GAZETA SHQIP