“Fshati digjet, mbreti krihet” – Pedagogu kritikon Ramën për marrëveshjen e emigrantëve
11 Nentor 2023
Pedagogu Rezart Prifti ka kritikuar marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
Duke iu referuar fjalës së kryeministrit, Prifti thotë se në fakt Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Italisë, pas vazhdimisht e ka ndihmuar me fuqi punëtore.
Ai shprehet i revoltuar se përse një marrëveshje e tillë nuk është përmendur gjatë fushatës elektorale dhe se nuk është marrë aspak mendimi i qytetarëve të vendit.
“Nëse jemi te pika që fshati digjet dhe mbreti krihet, sepse të zgjidhësh hallet e Italisë dhe të komunitetit afrikan, do të thotë që ti këtu i ke vënë të gjitha në vijë. I bie që ti ta kesh kohën kaq të lirë, sa të rrish për qejf. Në aspektin demokratik, unë s’them të marrësh leje, sepse ti je votuar për atë punë. Do t’i marrë leje Parlamentit që e kontrollon vetë? Do i marrë leje presidentit që është lolo?
Në çdo zgjedhje t’i thua do bën 1,2,3,4,5 gjëra dhe del edhe kjo marrëveshja e emigrantëve, të cilën ti nuk e ke premtuar, bën një referendum dhe pyet qytetarët. Por në momentin që ky nuk ka premtuar gjë në fushatë, ka 2 palë zgjedhje që del pa premtime.
Ia jep votën ti në fillim fare, por pas një viti, dy vitesh do e ndiesh tis a thellë e ke ngrënë. Nuk i kemi asnjë borxh Italisë ne. Shqiptarët nuk i kanë borxh asnjërit. Kur emigruam ne në 91’? Nder u bëmë. Europa ishte në krizë për punëtorë atëherë. S’kishte njerëz të vilnin rrushin, të lanin haletë, kështu e nisën të gjithë. Se na bëri në fillim Italia neve gogol edhe tani na do shumë…
Pyetje e parë është pse vetëm burra dhe e dyta është pse duhet t’u japim toka në bregdet? Pse jo në Dibër, në Ersekë? Pse nuk i çon në Palasë? 36 mijë emigrantë në Lezhë i bie që të sjellësh Lezhën pranë. I bie që Lezha të bëhet e errët”, tha Prifti në Euronews.