“Fshati i harruar” në Mat, 20 vite pa energji elektrike. –
“Fshati i harruar” në Mat, – 20 vite pa energji elektrike. –
Natyra është treguar bujare me fshatin Madhesh në Bashkinë Mat.
Aty gjendet një peizazh mbresëlënës e resurse të pasura, por nuk ka pasur kurrë vëmendjen e qeverisë për investime.
Ky fshat sot është harruar. Në të nuk banon askush ndërsa prej 20 vitesh nuk furnizohet me energji elektrike edhe pse ndodhet vetëm 1 km larg hecit të Shkopetit.
Ura ekzistuese rrezikon jetën e atyre që duhet kalojnë në të.
Banorët e fshatrave përreth thonë se interesi i turistëve për Madheshin është i lartë, por nuk mund ta vizitojnë për shkak të urës.
Banorët që jetonin dikur aty thonë se arsyet kryesore të braktisjes së këtij fshati lidhen me dëmtimin e urës dhe mungesën e energjisë elektrike.
Gazeta: dita