Fshati që vriste vjelësit e taksave – Sot i braktisur. –
Fshati që vriste vjelësit e taksave – Sot i braktisur. –
Leshnja është fshat në rrethin e Skraparit, rrëzë shpatit lindor të malit të Gostenckës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Trubëhovë.
Është fshat që ka ekzistuar prej shumë kohësh dhe emri përmendet në forma të ndryshme në disa tekste të historisë.
Konkretisht, gjurmët e kulturës ilire dëshmojnë se Leshnja është banuar që në kohë të lashta.
Në burimet e shkruara për herë të parë, Leshnja përmendet më 1424 kur banorët protestuan kundër vjeljes së taksave të avarizit e të bedeli nuzulit.
Puna e kundërshtimit të taksave e ka vënë shpesh këtë zonë në vëmendje në kronikat otomane.
Në mars 1714 banorët e zonës vranë xhizjedarin dhe vjelësin e taksave së asaj kohe.
Para ‘90-s drejtimi kryesor i ekonomisë ishte prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta.
Sot është fshat i braktisur si shumë të tjerë në Shqipëri.
n.s. / dita