Fshatra te Shqiperise: – Rehova, që dëshmon qytetërimin e veçantë në Kolonjë.
Fshatra te Shqiperise: – Rehova, që dëshmon qytetërimin e veçantë në Kolonjë.
Rehova është fshat që dëshmon qytetërim të veçantë jo vetëm në zonën e Kolonjës por edhe në Shqipëri. Konsiderohet si një perlë nga historiku, arkitektura e veçantë, natyra e mrekullueshme, qetësia, ushqimet bio dhe ajri i pastër. Të gjitha këto e mikpritja e banorëve e bëjnë atraksion të frekuentuar kryesisht nga turistët e huaj.
Rehova mund të jetë Voskopoja e Kolonjës për turizmin. Ndodhet dy kilometra larg Ersekës, një nga perlat e fshehur të Shqipërisë.
Po të mos ishte për rrugën e largët dhe të shkatërruar në çerekshekulli, ky fshat do ishte i mbushur me turistë. Fatmirësisht, fshati është deklaruar zonë e mbrojtur dhe projekti për ta shndërruar në një fshat turistik është miratuar dhe së shpejti nis zbatimi i tij.
E gjithë infrastruktura, rrugicat, fasadat, portat prej guri janë në projekt të rehabilitohen dhe mbrohen. Projekti për rrugën hyrëse në fshat parashikon një pedonale që i kthehet banorëve si një hapësirë publike më shumë.
Në kuadër të promovimit të vlerave turistike, kulturore, historike, kulinarisë dhe tradicionale, Rehova është vendosur edhe në kalendarin e festave lokale. Rehova e shpallur qëndër e mbrojtur pret të marë jetë nga projekti i 100 fshatra turistikë.