Fshatra te Shqiperise – Vithkuqi. –

Njihet si vendbanim që në Mesjetë. Në shek. XVII ka qenë një nga qendrat më të zhvilluara në rajon. Ka pasur monumente kulturore si Afresket e Manastirit të Shën Pjetrit e Pavlit të piktorëve Zografë.etj.

Vithkuqi është vendlindja e Naum Panajot Bredhit (1767-1846) nismëtarit të Rilindjes Kombëtare, hartuesit të “Evetarit” (1844) abetaren e parë shqipe me 33 shkronja.

kisha-shen-mehillit-vithkuq

Kisha me e madhe e Vithkuqit është kisha e Shën Mëhillit, e ndertuar ne 1728.

Historia e qytetit, Vithkqit te sotem filloi në periudhën pas-bizantine. Gjatë shekujve XVII-XVIII Vithkuqi u bë një qendër lokale e kulturës dhe tregtisë, duke qenë në një vendndodhje strategjike në rrugën Berat – Korçë. Më 1724 u hap shkolla e parë greke në Korçë Në shekullin e tetëmbëdhjetë, Vithkuqi ishte i banuar nga shqiptarë ortodoksë dhe nga një numër më i vogël i vllehëve. Nga fundi i shekullit të 18-të, faktorë të ndryshëm e kthyen Vithkuqin në një fshat të vogël malor. Në fund të shekullit të 18-të , krizat socio-politike dhe ekonomike së bashku me kontrollin nominal të qeverisë osmane rezultuan në bastisje nga banditë lokal dhe bandat shqiptare muslimane të vendbanime greke, vllehe dhe ortodokse shqiptare të vendosura sot brenda dhe jashtë Shqipërisë bashkëkohore  Vithkuqi, kryesisht një qendër shqiptare ortodokse që kishte kulturë letrare, arsimore dhe fetare greke, u shkatërrua bashkë me vendbanime të tjera në rajon. Këto ngjarje i detyruan disa shqiptarë dhe vllehë ortodoksë nga Vithkuqi të migronin në vende të tilla si Maqedonia, Trakija e kështu me radhë. Në vitin 1792, Vithkuqi përbëhej nga lagjet e mëposhtme: Borisha, Tataçi, Llas, Qyrsa, Syrbashi, Krekasi, Palasi, Kolaqerkasi, Kovaçasi, Saraçi, Rusasi dhe Dukasi. Vithkuqi ka disa kisha dhe manastire që janë ndërtuar gjatë periudhës së prosperitetit të tij.

Më 1936, në Vithkuq u ndërtua hidrocentrali i parë i Shqipërisë.

Vithkuqarët, me zotësinë e tyre arritën ta kthenin vendlindjen në një qytet të lulëzuar, me ndërtime karakteristike, me shtëpi të mira, me rrugë të shtruara me kalldrëm, të sistemuara dhe me kanalizime etj. Një lagje e Vithkuqit quhej Kovaças, sepse gjendeshin disa kovaçhana për përpunimin e metaleve: punimin e kangjellave, sëpatave, kosoreve, potkonjve, gozhdëve etj. Krahas hekurit, vithkuqarët përpunonin edhe bakrin, për prodhimin e enëve të kuzhinës dhe të kazanëve për të zier rakinë.

Në Vithkuq një rëndësi e veçantë i është kushtuar punimit të qeramikës, e cila përdorej për prodhimin e tubave të ujësjellësve, si edhe për tjegullat. Mjeshtrit gurëgdhendës kanë skalitur me shije artistike qoshet e shtëpive, portat, oxhakët dhe urat me qemer. Tradicionalisht, banesat e Vithkuqit kanë qënë prej guri. Ndërtimet janë bërë nga muratorët vithkuqarë. Ata merreshin edhe me ndërtimin e kishave dhe të manastireve, duke treguar një talent të rrallë në skalitjen dhe përdorimin e çmërsit, që gjendet në zonën malore të Vithkuqit.

Vithkuq

Vithkuqi është i pasur me pyje: ah, pishë, bredh dhe me livadhe si Makërza, e cila ka një bukuri natyrore mbresëlënëse. Në këto pyje rriten shumë bimë medicinale si: Dëllinja, Trëndafili i egër, Çaji i malit, Lule bliri, Zhumblica, Mëllaga, Lule Basani, Lule shtogu etj. Pema e arrës është e një lloji të veçantë dhe shumë e preferuar nga konsumatorët. Ka filluar të zhvillohet Turizmi familjar, sidomos muajt e verës, duke e konsideruar frekuentuesit, si një vend klimatik të shkëlqyeshëm, ashtu si edhe Voskopoja.