
Fshatrat e Shqiperise- Lubonje Korce: 1100 vite histori.
Fshatrat e Shqiperise- Lubonje Korce: 1100 vite histori.
1005 VJETORI I NDËRTIMIT TË KISHËS “Fjetja e Shën Marisë”, MONUMENT KULTURE I KATEGORISÊ SË PARË!
APEL PËR INSTITUCIONET DHE ARKEOLOGJINË SHQIPTARE
Një fshat me histori mbi 1100 vjeçare, me 9 Kisha, një Manastir, pervec 3 kishezave te vogla, një kala, dhe një bibliotekë, të paktën 300 vjet përpara Voskopjës, të cilin asnjë qeveri nuk e ka mbështetur sa duhet.
Një fshat që minimumi meriton një studim të plotë nga ana arkeologjike për të kuptuar se çfarë ka ndodhur kêtu 1000 vjet më parë? Përse një vendbanimi, i cili sot është fshat, i duheshin kēto institucione dhe kalaja?

Lubonjë Korçë
Kisha “Fjetja e Shën Marisë”, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, është ndërtuar në vitin 1015 dhe sivjet mbush plot 1005 vjet. Vetëm kaq duhet të mjaftonte që Ministria e Kulturês, Akademia e Shkencave, Bashkia e Korçês, Instituti i mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës, dhe Fakulteti i Historisë, të ndërmerrnin në këtë përvjetor 1005 vjeçar një studim të thelluar arkeologjik të kësaj zone.

Lubonjë Korçë
Nderkohe kerkohet nderhyrje urgjente per ruajtjen e afreskeve te kesaj kishe te pikturuar, per here te dyte, nga piktori Terpo Zografi.

Lubonjë Korçë

Lubonjë Korçë