Fshatrat e Shqiperise – Sinica fshat i Devollit. –
Sinica fshat i Devollit.
Fotot e postuara nga Devolli i Sipërm, tregojnë një fshat me tradita që njihet tashmë, por edhe të braktisur.
Sinica që krahasohet në këtë shkrim nga filmi ‘Nusja e humbëtirës’ mund të shërbejë fare mirë edhe për filma të ngjashëm.
Fotot spontane flasin vetë. Rugica brenda fshatit ku ka mbirë bari dhe duket qarte se rrallë shkel këmba e njeriut. Kuaj që trasportohen mbi makina, apo kuaj që lihen mes pyllit të harlisur si të ishte një periudhë kur këto kafshë ishin të egra. Një prapambetje e theksuar në infrastrukturën rrugore që është bërë legjendë e dhimbshme.
Herë pas here, banorët e fshatrave të Devollit të sipërm apelojnë për vëmendjen e munguar të shtetit këtu e gati 30 vite sepse ata e ndiejnë tashmë se për një copë rrugë apo financime modeste, po humbasin gjithshka kanë trashëguar.