
Fshatrat e Shqiperise – Tushemishti. Foto album
Fshatrat e Shqiperise – Tushemishti
– Tushemishti, fshati turistik që ndodhet 5 km larg qytetit të Pogradecit, ofron një pamje mahnitëse për të gjithë vizitorët. Shumë afër liqenit, Tushemishti ofron pamje të bukur në çdo stinë dhe plazh mahnitës në stinën e verës.
Në brendësi të fshatit gjenden shtëpi të vjetra (qindravjeçare), kisha e Shën Pandelimonit, por turistët mund të shijojnë edhe gatimet tradicionale dhe starkinkat (mollët) e famshme të zonës. Një nga gjërat më “pikante” në brendësi të fshatit është shtëpia e “Teto Ollgës”, bashkë me bustin që është ndërtuar për nder të aktores Violeta Manushi.
Kjo zonë njihet gjithashtu përveç bukurive natyrore edhe për kulinarinë e shumëllojshme që ofron, ku zonjat e shtëpisë përgatisin zahiret e dimrit e ku nuk mungojnë reçelët e glikotë, si dhe punimet artizanale që janë një tjetër mrekulli nga duart e zonjave të zonës.

Fshatrat e Shqiperise – Tushemishti

Fshatrat e Shqiperise – Tushemishti
Turistët mund të eksplorojnë që nga natyra, deri tek gatimet për ta shndërruar vizitën e tyre në një eksperiencë mjaft tërheqëse në vendin e mikpritjes. Ky fshat turistik me shtëpi mikpritëse të përshtatura më së miri për turistët, ka krijuar tashmë një simpati të padiskutueshme tek pushuesit vendas e të huaj.

Fshatrat e Shqiperise – Tushemishti

Fshatrat e Shqiperise – Tushemishti

Fshatrat e Shqiperise – Tushemishti

Fshatrat e Shqiperise – Tushemishti

Fshatrat e Shqiperise – Tushemishti