Fshatrat Shqiptare – Qyteza e Ulez.
Fshatrat Shqiptare – Qyteza e Ulez.
Njësia administrative Ulëz është një qytezë në Bashkinë e Matit në Shqipëri.[1] Qyteza u ndërtuar në vitet 1950 pas fillimit të punimeve për ndërtimin e hidrocentralit të Ulzës, me një stil sovjetik të viteve ’50. Qyteza kishte kinema e qendër kulturore, dhe numëronte 2000 banorë në kulmin e saj. Ne vitet e para banorët u sollën nga rrethe të ndryshëm të Republikës Socialiste të Shqipërisë, si nga Berati, Skrapari e Korça.
Ulza e ndodhur vetëm 76 kilometër larg Tiranës mirëpret turistët me pamje të mrekullueshme me dy kurora të gjelbërta si dhe me dy liqenet. Shqipëria ofron mundësi të shumta për pushuesit, qoftë në bregdet, turizëm kulturor por dhe malor. Një nga mundësitë më të mira është dhe qyteza e Ulzës, e cila ofron mrekullinë e pyjeve dhe të liqenit. E ndodhur 75 kilometër larg kryeqytetit, zona ofron pamje përrallore dhe shlodhëze. Synimi mbetet ofrimi i një turizmi të qëndrueshëm, ndërsa si park i vetëm rajonal mbetet një mundësi unike. Qyteza e Ulzës ka një sipërfaqe prej 200 kilometër katror ku përfshihen me dy kurorat e gjelbërta të liqenit të Ulzës dhe të Shkopetit. Në 5 fshatrat jetojnë 1836 banorë. Ndërsa me ndarjen e re administrative zona është në administrimin e bashkisë së Burrelit.