‘Fundi i Katovicës. – Sot vendosim ne’… –
‘Fundi i Katovicës. Sot vendosim ne’… –
07/01/2019,
Moti i ftohtë ka pushtuar Tiranën dhe të gjithë vendin, por studentët, ashtu siç kishin paralajmëruar, dolën në protestë ditën e sotme.
Ata nuk tërhiqen edhe pse Kryeministri largoi ministren Nikolla. Kërkesave të tyre i shtohet edhe ajo për anulimin e ligjit të Arsimit të lartë.
Ndërsa pjesa më e madhe e studentëve janë vendosur përballë Kryeministrisë, një pjesë e vogël prej tyre janë kujdesur që të mbulojnë me banderola e meme Korpusin Universitar.
Sipas A2News, një banderolë e madhe u shpalos në Korpusin Universitar me një karikaturë dhe një mbishkrim: “Rroftë rinia e lirë! Fundi i Katovicës. Sot vendosim ne”.