Fundi i qeverisë Rama?! Manjani: – Ndau popullin nga Perëndimi. I mori shqiptarëve pronën, lirinë e të drejtat
Fundi i qeverisë Rama?! Manjani: – Ndau popullin nga Perëndimi. I mori shqiptarëve pronën, lirinë e të drejtat
4 gusht 2020
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nepermjet nje shkrimi ne Facebook ka renditur disa arsye per fundin e qeverise se Rilindjes.
Sipas tij, Rama damkos popullin e vet si trafikant droge dhe nuk i jep hesap popullit por i kërkon hesap. ”Mashtron dhe fiton mandate më shumë se vota që i jep populli i vet, ju heq njerëzve pronën, lirinë e të drejtat sipas qejfit”.
Postimi i plotë
Nëse ka ende shqiptarë që besojnë dhe votojnë Edi Ramën, atëherë ska më asnjë kuptim fjala. Veprimi anti-Ramë jo e jo.
Një njeri i vetëm i cili:
– ndau popullin e vet nga perëndimi,
– i bën paratë e taksave rrush e kumbulla,
– i fut njerëzit në borxh publik disa breza,
– damkos popullin e vet si trafikant droge.
– nuk i jep hesap popullit, por i kërkon hesap,
– shpall fajtor cilindo që sëmuret,
– mashtron dhe fiton mandate më shumë se vota që i jep populli i vet,
– ju heq njerëzve pronën, lirinë e të drejtat sipas qejfit,
– ç’nuk i bën tjetër këtij populli,
Fiton prap vota për të sunduar, pa dyshim që është legjitim!
E përsëris, nëse populli në shumicë e voton ende, ska më fjalë.
Filmi mbaron.
Ligji i normales bie nga fuqia. Opozitarizimi është i paligjshëm.
Liria ndryshon kuptim.
Njeriu civil quhet frymor.
Fryma merret me leje nga shteti.
Prona private dhe të drejtat janë në dorë të pushtetit.
Droga dhe të gjitha punët e zeza janë punë normale.
Është pa dyshim e kotë, që një shoqëri e tillë të kërkojë referenca tek Europa e perëndimi. Kjo llogjikë është e ashpër, por e vetmja që i jep kuptim fjalës demokraci. Kjo e fundit është zgjedhje dhe zgjedhjen e bën populli. Nëse ky i fundit do Ramën më shumë se veten, nuk e kuptoj më se çfarë duam ne të tjerët, veten apo popullin? Sa më takon i besoj shprehjes dibrane “Nuk është kalë ai që smban tagjinë e vet”.
Demokracia është vetë populli. Ligji është pronë e popullit. Liria dhe të drejtat janë të individit. Secili është përgjegjës për ti ruajtur liritë e të drejtat e veta. Në çdo kohë e me çdo udhëheqës është kështu. Janë të shumtë shqiptarët që mendojnë individualisht kështu. Prandaj zgjedhin as Ramën e as popullin, por ikin. P.s. ky arsyetim më erdhi natyrshëm përgjatë diskutimit me një mik virtual që vazhdisht thotë “po sikur Rama të fitojë prap”…
Gazeta Standart.