
Fundoset jahti luksoz në Drimadhes, si ndodhi ngjarja dhe kush ishte pronari

Mbytet Jahti ne Dhermi
27 Qershor 2022
Një jaht 17 metra i gjatë është fundosur në det ne zonën e Drimadhes.
Jahti në pronësi të Festim Mark Prendi ka qenë i ankoruar (në spirancë) rreth 130 metra larg bregut të detit.
Sipas policisë kufitare jahti nuk ka pasur njerëz brenda, por dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit.
Si pasojë jahti është mbytur në thellësitë e ujërave të Drimadhes.
Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues.
Gazeta Shqip