Fundoset varka në mes të detit, raportohet për dhjetra viktima dhe 27 të zhdukur
9 Shkurt 2024
Raportohet për një tjetër tragjedi në det. 13 emigrantë sudanezë humbën jetën, ndërsa 27 rezultojnë të zhdukur, kur varka në të cilën udhëtoni u fundos pranë brigjeve të Tunizisë.
Zyrtari shtoi se në bordin e varkës që u nis nga porti Sfax, Tunizi, ndodheshin 42 shtetas sudanezë, dy prej të cilëve u shpëtuan.
“Alarm Phone”, një mbështetje e pavarur për njerëzit që kalojnë Detin Mesdhe në rrugën për në Bashkimin Europian, njoftoi të mërkurën se roja bregdetare tuniziane shpëtoi 105 persona të cilët rrezikonin të mbyteshin.