Funerali i krishterë mbahet në xhami. –

Mungesa e tolerancës ndërfetare në Indonezi është bërë jo rrallë shkak për lajme të hidhura nga ky vend, por me sa duket humanizmi dhe besimi do i hapë rrugën bashkëjetesës fetare në harmoni.

Në kryeqytetin e vendit, Xhakarta, një familje e krishterë nuk kishte ku të organizonte një funeral me pjesëmarrje të madhe, për shkak të mungesës së hapësirave.

Një xhami e zonës u ofroi bujarisht objektin e kultit, që ceremonia mortore të zhvillohej brenda mjediseve të tyre. U theksua se xhamia nuk vendosi asnjë lloj kufizimi për simbolet fetare të krishtera, apo të ndonjë lloji tjetër.

Një i afërm i së ndjerës, postoi në rrjetin social Facebook fotot e ceremonisë mortore, duke falënderuar xhaminë dhe punonjësit e saj për bujarinë dhe tolerancën e treguar. Fotot u bënë virale me shpejtësi.

Funerali i krishtere ne xhami

e.ll./dita