27 Mars 2025

..“Kemi njerëz në Gjermani, Itali e disa vende që u çojmë lekë. I kemi thënë hajdeni këtej se nuk mund t’ju ndihmojmë më me të ardhura. Hajdeni keni mundësi t’i bëni këtu.

Gjatë takimit në Shirokë duke prezantuar “Paketën e Maleve”, paketë elektorale e Ramës, ky i fundit foli si përherë gjepura duke vazhduar të mendojë se shqiptarët janë idiotë, ku u thotë se paga këtu është me e lartë se më Gjermani apo edhe Amerikë.

Në këtë takim kreu i organizatës, njeriu që harxhon 10-mijë euro seanca masazhi dhe pi 33-mijë euro një shishe verë, dhe le spitalet pa ilaçe, foli përsëri se si në Shqipëri ka familje që mbajnë me para emigrantët që kanë jashtë.

Vetëm se këtë herë skenari i përgatitur i kalonte kufinjtë e banalitetit të përhershëm.

Një drejtues biznesi i pranishëm në takim “i mbajti ison Ramës” dhe vazhdoi të tregonte një histori të ngjashme se si familja e tij që po ndihmon të afërmit e tyre në Gjermani e Itali me të ardhura.

“Kemi njerëz në Gjermani, Itali e disa vende që u çojmë lekë. I kemi thënë hajdeni këtej se nuk mund t’ju ndihmojmë më me të ardhura. Hajdeni keni mundësi t’i bëni këtu.

Pagat në Theth janë më mirë se pagat në Greqi, kjo është pak por e sigurtë. Ata që shkojnë për të punuar kanë falas qëndrimin dhe ngrënien”.