
‘Fushata e Ramës u rrëzua dje’. Abilekaj: – Pranoi se integrimi në BE nuk varet vetëm prej tij
10 Prill 2025
Analisti Enton Abilekaj ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Abilekaj theksoi se motoja e fushatës së Ramës, sipas të cilës vetëm ai mund të çojë Shqipërinë në BE, u rrëzua pas një pyetjeje të thjeshtë të një gazetarje.
“E gjithë motoja e fushatës së Edi Ramës, ‘ky është ai që e fut Shqipërinë në BE’, që po s’u votua ky rrugëtimi ynë drejt BE ndërpritet dhe vonohemi’, u rrëzua dje.” – theksoi Abilekaj, duke iu referuar tërheqjes publike të Ramës pas pyetjes që i bëri gazetarja.
Ai shtoi se Rama u detyrua të ndryshonte qëndrim, duke pranuar se integrimi në BE nuk varet vetëm nga ai. “Zoti Rama tha: ‘Se fus vetëm unë, jo, kush tha? BE s’ka lidhje vetëm me mua’.”
Sipas Abilekaj, edhe reforma në drejtësi nuk ka sjellë rezultatet e dëshiruara. “Me këtë reformën e drejtësisë çfarë ka ndodhur tani? Ka ndodhur që Rama ka futur koka nga PS dhe nga opozita atje, por nuk ka bindur askënd që ka drejtësi në Shqipëri.”
Ai gjithashtu komentoi përpjekjet e Ramës për të marrë mbështetje nga Bashkimi Europian përmes riatdhesimit të emigrantëve. “Zoti Rama atë kampin e Gjadrit, të Shëngjinit e jep në funksion të një riatdhesimi të emigrantëve të BE, për të fituar mbështetjen e BE.”
Abilekaj:
E gjithë motoja e fushatës së Edi Ramës, ‘ky është ai që e fut Shqipërinë në BE’, që po s’u votua ky rrugëtimi ynë drejt BE ndërpritet dhe vonohemi’, u rrëzua dje.
E rrëzoi pyetja e gazetares, një pyetje shumë e saktë dhe shumë e gjetur, e detyroi Edi Ramën të dilte kundër asaj që ka thënë vetë, ka një muaj që u thotë vetë shqiptarëve që ‘vetëm unë e fus Shqipërinë në BE’.
Tani tha: ‘Se fus vetëm unë, jo, kush tha? BE s’ka lidhje vetëm me mua’, dhe zonja Kallas e cila shpjegoi se çfarë ndodh me integrimin në BE, kush e fut Shqipërinë në BE?
Efut konsensusi, e fut reforma, dhe jo reforma si kjo.
Me këtë reformën e drejtësisë çfarë ka ndodhur tani? Ka ndodhur që Rama ka futur koka nga PS dhe nga opozita atje, por nuk ka bindur askënd që ka drejtësi në Shqipëri. Megjithatë këto statistika kanë ecur.
Tani çfarë ndodh me zotin Rama në këtë betejë të pabarabartë? Çfarë bën zoti Rama?
Zoti Rama atë kampin e Gjadrit, të Shëngjinit e jep në funksion të një riatdhesimi të emigrantëve të BE, për të fituar mbështetjen e BE.