15 Shtator 2022

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, që në orët e para të mëngjesit zbarkoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo lëvizje erdhi pas publikimit të dokumenteve të reja nga mediat amerikane për skandalin e lobimit rus, prej 500 000 dollarësh për Partinë Demokratike gjarë kohë që drejtohej nga Lulzim Basha.

Kim është takuar “kokë më kokë” me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka takuar edhe përfaqësues të partive politike, të cilët i ka paralajmëruar mbi rrezikun e financimeve ruse.

Në kohën kur u denoncua skandali dhe nisën hetimet Basha arriti t’ia hedhë me procedurë drejtësisë, por sot duket se laku i është ngushtuar.

Lëvizja urgjente e Kim ishte një mesazh i qartë për Lulzim Bashën që vijon ta mohojë financimin me para ruse, edhe pse ka dokumente e prova.

Kim nuk ka përmendur emra, siç u tha nga pjesëmarrësit, por reagimi i saj ka ardhur duke marrë indicia nga skandali i lobimit të Lulzim Bashës.

CNA.al