Fushatë për PD – Rrihet pa mëshirë Protoduari: Ishin njerëzit e Arben Ahmetajt
Fushatë për PD – Rrihet pa mëshirë Protoduari: Ishin njerëzit e Arben Ahmetajt
– 21/02/21
Tre persona kanë goditur me sende të forta Dorian Protoduarin, pasi sipas tij ka qenë në fushatë për Partinë Demokratike.
Protoduari në dëshminë e tij nga spitali Ushtarak, ka akuzuar ministrin Arben Ahmetaj duke identifikuar autorët e ngjarjes si njerëz të tij.
Protoduari është dërguar në spitalin e Traumës, ku ka marrë mjekimin e mjekëve, pasi ka dëmtime të rënda në kokë.
Risjellim në vëmendje se Dorian Protoduari, është një nga të arrestuarit për pjesëmarrje në protestat e opozitës, i njohur edhe për angazhimin e tij në protestën e Unazës së Re.
Dëshmia e Dorian Protoduarit gjatë bisedës me kreun e FRPD, Belind Këlliçi:
Belind Këlliçi: Unë dhe Dori jemi këtu në spitalin Ushtarak, me Dorian Prododuarin, i sapo goditur me leva pas koke në zonën e Unazës së Re. Çfarë ka ndodhur?
Dorian Prododuari: Belind, para një ore mu më kanë goditur 3 persona. 3 vëllezërit janë njerëzit e Arben Ahmetajt.
Belind Këlliçi: I njeh?
Dorian Protoduari: I njoh personalisht.
Belind Këlliçi: Si quhen?
Dorian Prododuari: Është Gjino Arapi, Noldi Arapi dhe Enea Arapi. Janë…
Belind Këlliçi: Si ka ndodhur konflikti?
Dorian Prododuari: Konflikti ka ndodhur për arsye politike sepse rreth një javë më përpara nënën time, një javë më përpara, e kanë kërcënuar duke i thënë që “thuaj djemve mos të dalin të bëjnë fushatë në Unazën e Re”.
Belind Këlliçi: Kur ka ndodhur kjo?
Nëna Dorianit: Para një jave, një javë e gjysmë. Më kapën, me emër.
Punonjës: Nuk është se mbaruam o vlla i dashur, a do me na heq prej pune?
Belind Këlliçi: Për çfarë mor burrë?
Punonjës: Nuk na lejohet me filmu në spital.
Folës: Ky më tha të foli me ata. Thuji…
Punonjës: O Gimi, hajde pak deri te Urgjenca vllai.
Dorian Prododuari: Këto janë njerëzit e Arben Ahmetaj vlla, që duan ta marrin pushtetin me dhunë.
Gazeta Mapo