Futet dhe Shqipëria, nga Bangladeshi te Sri Lanka, shtetet që kanë Ministri për Administratën
12 Janar 2024
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme krijmin e një Ministre për Administratën Publike dhe Antokurrupsionin.
Ndërkohë që në krye të kësaj Ministre, Rama propozoi për të vendosur zëvëndësen e Ulsi Manjën në Ministrinë e Drejtësisë, Adea Pirdeni.
Kjo është hera e dytë që Rama po krijon Ministri për Administratën Publike, pasi fillimisht e bëri në vitin 2013 deri në vitin 2017 me në krye Milena Harito.
Por në vitin 2017 e zhbëri këtë Ministri. Ndërkohë që po të shohesh me një kërkim në internet, vetëm disa shtete në botë kanë një Ministri të ngjashme me Ministrinë që Rama rikrijoi ditën e sotme.
Sipas kërkimit në Google, rezulton se Ministri për Administratën Publike ka Serbia, Sllovakia, Kroacia, Bangladeshi, Sri Lanka si dhe ishulli Trinidad and Tobago.
Vetëm këto shtete, rezulton se kanë një Ministri të tillë. Mes këtyre shteteve, rifutemi sërish ne; edhe pse po diskutohet që Administrata Publike të bëhet e pavarur dhe të mos ketë asnjë lidhje varësie me politikën.